EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2021

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se misionit ndërkombëtar të EULEX-it, i është vazhduar mandati deri me 14 qershor të vitit 2020.

” Jam i kënaqur që kam përfunduar shkëmbimin e letrave me Josep Borrell në zgjatjen e mandatit aktual të EULEX-it deri me 14 qershor 2021”, ka shkruar Thaçi në llogarin e tij në Twitter, përcjell Lajme365.

Ai ka thënë se kjo periudhë do ti mundësojë institucioneve të Kosovës të përfitojnë edhe më tej  nga ndihma e shtetit të së drejtës dhe të na ndihmojnë të bëjmë përparim të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian./lajme365.com