EULEX mohon përfshirjen në operacionin e Policisë së Kosovës në veri

EULEX-i i ka mohuar raportimet e mediave lidhur me përfshirjen e këtij misioni në operacionin e Policisë së Kosovës në veri.

EULEX ka theksuar se ky mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”.

Deklarata e plotë e EULEX-it:

Për sa i përket raportimeve të fundit të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i dëshiron të theksojë se ky Mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj. Prandaj, s’do mend të kuptohet se, asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë.

Natyrisht, EULEX po kryen dhe do të vazhdojë të i kryejë detyrat e veta në përputhje me mandatin që ka.