Eurodeputetët i kërkojnë Merkelit liberalizimin e vizave për Kosovën brenda vitit 2020

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë, ku qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Shëngen.

Në përkrahje të kosovarëve kanë dalur një grup i euro deputeteve, të cilët po kërkojnë nga kancelaria Gjermane Angela Merkel liberalizim të vizave për Kosovarët.

Kryeministri AVdulah Hoti i ka falenderuar deputetët e Parlamentit Evropian për letrën e tyre të drejtuar ër kancelaren Merkel.

Disa deputetë të Parlementit Evropian nëpërmjet një letre të drejtuar kancelares Gjermane Merkel, kanë kërkuar që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon me 1 korrik 2020.

Ish- sekretari i Ministrisë së Integrimit Evropian, Demush Shala përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për një letër që 33 anëtarë të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares gjermane, Angela Merkel, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën brenda vitit 2020.

“Dje, 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë z. Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane”, ka shkruar Shala në Facebook.

Sipas tij, këto 6 muaj të mbetur të këtij viti, spektri politik në Kosovë duhet të tregojë vullnet dhe përgjegjësi politike për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve.

“Për 4 ditë do hapet dritarja më e mirë gjashtë mujore për të siguruat liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës, qysh nga viti 2016. Në veçanti në këto gjashtë muaj, spektri politik në Kosovë duhet të tregojë vullnetin dhe përgjegjësinë politike për të siguruar përfundimin e izolimit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Shala.

Sipas tij, në rast se humbet mundësia e liberalizimit të vizave për Kosovën në këto 6 muajt të ardhshëm të presidencës gjermane, ky proces mund të hyjë në një stad të paparashikueshëm.