Eurowings do t’i ndalë fluturimet Prishtinë – Vjenë

Kompania Eurowings raportohet se do të ndalë shërbimet direkte të fluturimeve nga Prishtina e Vjena.

EX-YU Aviation raporton se kjo do të ndodhë nga 25 janari, transmeton Koha.net.

E ky veprim vjen pak më shumë se dy muaj që kur ishte prezantuar itinerarin.

Sipas këtyre raportimeve një gjë e tillë vjen nga Wizz Air, që ka lansuar këtë shërbim nga 18 dhjetori.

Të dyja këto kompani konkurrojnë ndaj Austria Airlines në këtë linjë.

Por, Eurowingsi do të vazhdojë të mbajë fluturimet direkte nga Prishtina në Dusseldorf, Frankfurt, Geneva, Hamburg, Hannover, Munich dhe Stuttgart. / Koha.net