Fabinho transferon Mbappen në Liverpool?

Fabinho ka ftuar Kylian Mbappen të transferohet te skuadra e Liverpoolit.

Fabinho i ka bërë thirrje ish bashkëlojtarit të tij nga Monaco, Kylian Mbappe t’i bashkohet atij në Liverpool.

21 vjeçari francez, objektiv i Real Madridit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Paris Saint-Germain.

Mbappe dhe Fabinho fituan titullin e Ligue 1 së bashku në Monaco më 2017/18.

“Mbappe do ta fitojë Topin e Artë para Neymarit. Do të më pëlqente të vinte këtu në Liverpool”, deklaroi Fabinho për “Telefoot”, transmeton lajmi.net.

Mbappe ka shënuar 18 gola gjatë këtij sezoni me PSG-në në të gjitha garat dhe pritet ta fitojë një tjetër titull të kampionit në Ligue 1 në kryeqytetin francez.