Facebook ende i bllokuar, sa miliardë i ka humbur Mark Zuckerberg për pak orë

Facebook dhe dy platformat që janë në pronësi të kësaj kompanie, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë nga sistemi tash e disa orë.

Facebook nuk ka komentuar shkakun e ndërprerjes por nga kjo kompani kanë njoftuar se po punojnë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kanë kërkuar falje për çdo shqetësim.

Aksionet e Facebook, të cilët kanë afërsisht dy miliardë përdorues aktivë në ditë, kanë rënë për 5.5 për qind në mbrëmjen e së hënës, që është dita më e keqe e tyre prej themelimit.

Kjo do të thotë se themluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, i cili ka në pronë rreth 14 për qind të firmës – ka pasur një rënie pasurie për afërsisht 7 miliardë dollarë brenda pak orëve, raporton Bloomberg.

Pas ndalimit së funksionimit të Facebook, Instagram dhe Whatsapp i githë komunikimi është zhvendosur në Twitter.

Ndërsa Twitter ka përshëndetur të gjithë përdoruesit me një cicërimë të lezetshme.

“Përshëndetje literalisht të gjithve”, ka shkruar Twitter.

Pas kësaj ka reaguar edhe Whatsapp me një replikë në postimin e Twitter-it.

“Përshendetje”, kanë shkruar nga Whatsapp.