Fakulteti i Mjekësisë angazhon mbi 300 vullnetarë në parandalimin e Covid-19

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës ” Hasan Prishtina”, përveç stafit akademik që janë edhe punëtorë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka angazhuar edhe mbi 300 vullnetarë në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Sipas njoftimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, thirrjes nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike i janë përgjigjur:

280 vullnetarë (mjekë të rinj, mjekë specialistë, mbi 55 studentë vullnetarë të Fakultetit të Mjekësisë, infermierë, psikologë, punëtorë socialë etj.);

41 vullnetarë – studentë absolventë të Fakultetit të Mjekësisë, aktivë në qendrat e mjekësivë familjare në vend;

14 vullnetarë – aktualisht po ndihmojnë në Qendrën e Thirrjeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe
Katër vullnetarë – studentë absolventë të Fakultetit të Mjekësisë në Qendrën e Studentëve;

Shumë vullnetarë të tjerë, studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me vendbanim nëpër komuna të Kosovës, janë në vazhdimësi duke shprehur dëshirë të ndihmojnë, e që janë duke u evidentuar të angazhohen sipas nevojës.

Qendra e Thirrjeve në Fakultetin e Mjekësisë:

Qendra e Thirrjeve (UP- IKSHPK-MSH) aktualisht gjendet e pozicionuar në dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë dhe është në shërbim të qytetarëve, duke ofruar informacionet e duhura përmes telefonit.

Në këtë qendër, e cila qëndron e hapur 24 orë në ditë, raportohet të pranohen 200 deri në 300 thirrje brenda ditës, të cilat pranohen nga personeli i IKSHPK-së apo ndonjë nga vullnetarët (mjekë apo studentë) e Fakultetit të Mjekësisë.

Numri kontaktues i qendrës është: 038 200 80 800.

Universiteti i Prishtinës vazhdon t’u përgjigjet me profesionalizëm të gjitha kërkesave të institucioneve shëndetësore për ta ndihmuar vendin në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.