Falcifikim parash në një bankë të Pejës

Një person ka arritur që të deponoj para fallco, në një prej bankomatëve të një banke në qendër të qytetit të Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, me ç’rast rreth orës 08:30, një person ka shkuar tek një prej bankave, duke arritur të deponoj para në shumë prej 100 eurove në bankomat.

Rasti që është konfirmuar edhe nga Policia e Pejës, është cilësuar si falsifikim i parasë, kurse ngjarja është raportuar nga zyrtarja e bankës përkatëse.

“Ankuesja femër kosovare (zyrtare në bankë) ka raportuar se në datën e cekur në njërin nga bankomatët e bankës është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.”- thonë nga Policia, duke mos e bërë të ditur emrin e bankës.