Falsifikim i parasë në Pejë

Në Pejë, në një pompë derivatesh ka pasur përpjekje për të kryer pagesë me para të falsifikurara.

21 mars 2021- Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, në pompë derivatesh, dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, me një automjet kanë ardhë aty për tu furnizuar me derivate dhe kanë paguar me një monedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha është konfiskuar për hetime të mëtutjeshme kurse rasti është duke u hetuar.