Familja e eurodeputetes shqiptare viktimë e regjimit komunist

Në zgjedhjet për Parlamentin Europian, të cilat u mbajtën gjatë ditë së djeshme, për herë të parë një shqiptare arriti të zgjedhej për anëtare në Parlamentit Europian. Bëhet fjalë për shqiptaren që jeton në Suedi, Arba Kokalarit.

Një fakt me rëndësi dhe pak të ditur për Arba Kokollarin sot e ka publikuar Nue Spaqi. Spaqi shkruan se Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare, është mbesa e Musine Kokalarit, shkrimtare dhe politikane të cilën regjimi kriminel komunist përveq që ja pushkatoi dy vllezër e burgosi 18 vite, pas vuajtjes së denimit e internoi edhe 19 vite te tjera në Burrel. Mëkati i vetëm i sajë ishte se kërkoi zgjedhje të lira dhe demokratike.

Spaqi më tej thekspn se në gjykatë Musineja tha: “Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund ti persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”