Familja Kraja njofton për ceremoninë e varrimit të Arzanës

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, është gjetur sot e vdekur në banesën e saj.

Familja Kraja sot gjatë ditës kanë dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Motra e saj, Gresa Kraja përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se varrimi i saj do të bëhet nesër te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në ora 14:0.

“”Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja.

Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00.

Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Gresa.