Familjari i Xhavit Ukës, fyen rëndë Vjosa Osmanin

Pas “vërsuljes” që deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj e bëri në drejtim të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, ka reaguar edhe familjari i deputetit.

Është Florent Ukaj, i cili pos që është familjar i deputetit Ukaj, ai është edhe në kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, ai i cili ka fyer Vjosa Osmanin.

Ai madje e ka përdorur fjalë fyese.

Image

Ndërsa, pas këtij rasti ka folur edhe vetë deputeti Ukaj.

Ukaj tha se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje.

Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi.

“Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po e lejon atë të LVV’së me ja dhënë fjalën edhe me ofendu zv kryeministrin, ajo më bëri me gisht me tha ulu, ajo është tash përkrah VV’së”, ka thënë Ukaj.

Nuk e kam mërit me ma bo me gisht, nuk duhet me ja bo deputetit me gisht. Ajo dihet qëndrimi i asaj, cdo gjë kundër LDK’së”, shtoi Ukaj.

Gjithçka kishte filluar kur Fitore Pacolli e VV-së i replikojke deputetëts së PDK-së, Ganimete Musliut. E kjo e fundit i tha Pacollit, ‘mbylle gojën’.

Mos i humb