Familjes nga Peja po u rrezikohet jeta nga shembja e tokës

Antarëve të familjes Musaj nga Peja po u rrezikohen jetërat, si pasojë e rreshqitjeve të dheut, për shkak të rreshjeve atmosferike.

Valon Musaj nga kjo familje, me anë të facebookut të tij ka paraqitur disa fotografi, me anë të të cilave pasqyrohet gjendjen faktike e rrëshqitjeve të dheut dhe shembjes së tokës.

Ai ka bërë apel tek institucionet komunale dhe tëk qytetarët, që t’u dilet në ndihmë kësaj familje, e cila për njoë kohë është detyruar t’a braktisin shtëpinë e tyre, por për pasojë të mos pasjes së një ambientit tjetër për strehim, janë detyruar të kthehen përseri aty.