Federata e Golfit e Kosovës bëhet anëtare e IPPA

Federata e Golfit e Kosovës është pranuar si anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Golfit të Madh (IPPA).

Anëtarësimi në këtë organizatë i hap dyert e pjesëmarrjes së golfistëve tanë në garat të cilat i organizon IPPA në 28 shtete të botës dhe gjithashtu i hap rrugën Federatës së Golfit të Kosovës për t’u anëtarësuar në EGA (European Golf Association) si organizata më e lartë e golfit në botë.

FGEK është formuar muaj më parë, ndërsa posedon mbi 30 lojtarë.