Federata e Spanjës e ”ofendon” Kosovën para përballjes së këtij muaji

Kosova e nis këtë muaj rrugëtimin për Kampionatin Botëror, Katar 2022.

Gjatë muajit mars, “Dardanët” do të luajnë fillimisht një ndeshje miqësore me Lituaninë, kurse më pas e presin Suedinë dhe udhëtojnë në Spanjë.

Shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendosi që loja të luhet atje, shkruan Gazeta Express.

Në një postim nga Federata Spanjolle e futbollit thuhet se lista për ndeshjet e marsit do të publikohet më datë 15.

Më pas, tregon ndeshjet që do t’i ketë ekipi spanjoll

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës” – thuhej në postim.

 

Tags: , , ,