Federata italiane kërkon që ndeshjet të luhen pa shikues

Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) do t’i kërkojë qeverisë italiane që të lejojë zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në Itali pa shikues deri më 1 mars, për të mos penguar përgatitjet për Evropianin 2020.

Presidenti i FIGC-së ka vendosur të mbajë një takim me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë të Italisë për të biseduar rreth zhvillimit të aktiviteteve sportive pas përhapjes së koronavirusit në vend, njoftojnë mediumet italiane, transmeton Koha.net.

Nga koronavirusi nuk janë prekur vetëm ndeshjet e Serie A, por edhe ato në kupat evropiane. Ndeshja e Interit në shtëpi kundër Ludogoretsit të enjten në Ligën e Evropës, me gjasë do të luhet pa shikues.

Katër ndeshje të Serie A nuk u luajtën të dielën, ndërsa autoritetet italiane kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes edhe të ndeshjeve të kësaj fundjave.

Mirëpo, Gravina po kërkon zhvillimin e ndeshjeve kampionale pa shikues, në mënyrë që stinori të përfundohet sipas planit me 24 maj. Përndryshe ai ka vlerësuar se mund të pengojë përgatitjet e përfaqësueses së Italisë për Evropianin 2020.