Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar për përfundimin e detajeve të punimeve në nënkalimin Nikadin-Varosh.
”Përfunduan detajet e punimeve, sinjalistika, ndriçimi publik e gjelbërimi në veprën e re moderne të infrastrukturës rrugore tek nënkalimi për vetura e këmbësorë në Nikadin-Varosh, qarkullimi përmes së cilës nis që nga nesër.” ka shkruar Aliu në facebook.
Ky nënkalim i ka jep një pamje mjaftë të bukur qytetit të Ferizajt./Lajme365
Gati nënkalimi në Nikadin-Varosh
Përfunduan detajet e punimeve, sinjalistika, ndriçimi publik e gjelbërimi në veprën e re moderne të infrastrukturës rrugore tek nënkalimi për vetura e këmbësorë në Nikadin-Varosh, qarkullimi përmes së cilës nis që nga nesër.

