Ferizaji tronditet nga COVID-19, shfaqen 18 raste brenda një dite

IKSHP  ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Nga këto testime 23 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Komuna e Ferizajit është komuna ku u shfaqën 18 raste të reja sot.

Në cilat qytete u shfaqën 23 rastet e reja me Coronavirus?

Kryesisht janë persona kontakti, familjarë të të infektuarit nga fshati Sazli që ndërroi jetë ditë më parë, por edhe qytetarë nga vendbanime të tjera në territorin e Ferizajt.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntëmbëdhjetë (18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare), 2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë.