Fermerët furnizohen me sisteme të ujitjes

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Pejës ka bërë shpërndarjen e 29 pakove të sistemit të ujitjes pikë-pikë. Përfitues të këtij projekti kanë qenë 31 fermerë që merren më kultivimin e pemëve dhe perimeve (fushë të hapur dhe sera).

Krahas ndarjes së sistemeve të ujitjes, zyrtarët komunal informuan fermerët edhe mbi mënyrën e përdorimit të sitemit të ujitjes pikë-pikë.