Feronikeli, kampion i Kosovës

Feronikeli është kampion i ri në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Drenasi ka shënuar fitore në ndeshjen përcaktuese në kuadër të javës së fundit të kampionatit kundër Prishtinës, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me rezultat 1:0.

Golin e fitores për Feronikelin e realizoi Yll Hoxha, në minutën e 73-të. Skuadrës së drejtuar nga Zekirja Ramadani i mjaftonte edhe barazimi në këtë duel, derisa për Prishtinën duhej patjetër fitorja.

Megjithatë, duket se rëndësia e madhe e kësaj ndeshje bëri që asnjëra prej skuadrave të mos tregojë lojën e pritur, por që në fund ishin vendasit ata që e arritën atë që e synuan, duke u kurorëzuar me titullin e kampionit. Për Feronikelin ky është titulli i tretë në histori dhe do të jetë pikërisht kjo skuadër që do ta përfaqësojë Kosovën në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, që për herë të parë UEFA ia besojë organizimin FFK-së.