Festë e madhe në Stamboll

Stambolli gjatë orëve të mbrëmjes është shënderruar në qytet të karnavalit.

Nga pothuajse çdo cep i metropolit turk po publikohen video të festave e të vallëzimit të të rinjëve e pleqve, të grave e të burrave në shenjë gëzimi me fitoren në zgjedhjet e sotme të opozitarit, Ekrem Imamoglu.

Ja disa nga videot e publikuara në rrjete sociale.

Nga 99.37% e votave të numëruara, Imamoglu ka marrë 54% të votave kundrejt kandidatit të partisë së Presidentit Erdogan AKP, Binali Yildirim, i cili ka arritur të marrë vetëm 45% të votave.