FFK thërret konferencë për media, Cila është arsyeja?

Pas humbjes nga Gjeorgjia, FFK ditën e sotme ka thirrur një konferencë për shtyp, ku pritet të diskutohet për hapat e më tutjeshëm të Përfaqësueses.

Megjithatë, pyetja është se a do të shkarkohet Challandes, kjo pas rezultateve tejet negative me ‘Dardanët’.

Pas humbjes së mbrëmshme nga Gjeorgjia, disfatë kjo që ishte e papritur për tifozët si dhe për vet lojtarët e trajnerin, Challandes tha se nuk i intereson pozita e Kosovës në ndeshjet kualifikuese për “Katar 2022”.

“Përformanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5 por ne kemi mundur të fitojmë më shumë pikë…” – tha mbrëmë Challandes.

Duhen cekur edhe deklaratat skandaloze të trajnerit zviceran, pas çdo humbje të ndeshjeve, duke mos u dhënë motivin e duhur futbollistëve.

Kur Kosova u mposht nga Spanja me rezultat 3-1 në mars të vitit 2021, takim ky në kuadër të Grupit B për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022′, Challandes tha se “Nuk je në planetin e duhur nëse mendoni se duhet ta mposhtim Spanjën”.

Dhe, hiç më pak se para ndeshjes me Gjeorgjinë ai fajësoi tifozët për pritshmëritë.

“Të kemi pritshmëri të larta është mirë, por të kemi ambicie përtej reales mbase ky është problemi, as ekipi as unë nuk kemi probleme me ju por ju keni me neve. Mbase këto ambicie janë piknisje e problemit.” – tha Challandes.

Humbja nga Maqedonia e Veriut dhe në përgjithësi rezultatet e dobëta në ndeshjet e Nation League kishin “lëkundur” karrigën e Challandes te Kosova, megjithatë përkundër shuarjes së ëndrrës europiane të Kosovës që u ndërprit në Shkup, tekniku zviceran vazhdoi ta kishte besimin e FFK-së.

Por, këto rezultate nuk u ndalën me aq, Kosova vazhdoi me rezultate të dobëta, dhe siç duket mposhtja nga Gjeorgjia do të jetë e fundit në stol të Kosovës për Challandes.

Më poshtë Insporti sjell statistikat e Kosovës në 10 ndeshjet e fundit, prej ku ka 5 fitore, 4 humbje dhe një barazim, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet miqësore.

Në shtator, Kosova triumfoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, takim ky në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.

Një barazim ‘Dardanët’ e kanë ndaj Greqisë, teksa u mposhtën nga Suedia, Guinea dhe Spanja.

Ndërsa, ‘Dardanët’ arritën të marrin edhe 4 fitore të tjera në ndeshjet miqësore. Kosova mposhti, Lituaninë, San Marinon, Maltën dhe Gambinë.

Ndryshe, kujtojmë se, më 2 mars 2018, Kosova nënshkroi me Challandes në një kontratë dy-vjeçare pasi ish trajneri Albert Bunjaki vendosi të japë dorëheqjen në tetor 2017 pas rezultateve të dobëta që kishte me Kosovën. Më 24 mars 2018, ai do të debutoi në ndeshjen e tij të parë si menaxher i Kosovës kundër Madagaskarit. /Insporti.com