FIBA: ‘Verëtarët’ nga Kosova gati për ta bërë historinë në FIBA EuroCup në basketboll

Viteve të fundit, Klubi i Basketbollit ‘Rahoveci’ ka shënuar progres të theksuar veçmas në organizimin e brendshëm dhe me sukseset sportive në të gjitha garat nacionale të basketbollit kosovar. Këto arritje kanë kulmuar me fitimin e së drejtës për pjesëmarrje në Fiba EuroCup një nga kompeticionet me renome të cilën e organizon FIBA Europe. Bazuar në tërheqjen e shortit, ‘Vreshtarët’ për kundërshtar do ta kenë klubin me eksperiencë nga Rumania, ‘Cluj’ me të cilin do të përballën në dy takime një si nikoqir dhe tjetrin në udhëtim në Rumani.

Për KB Rahovecin, historia veç se është shkruar mbetet të shpresohet në suksesin e rradhës, në mënyrë që arena e flaktë e basketbollit ‘Mezahir Isma’ ta ketë mundësinë të festoj përsëri, tashmë në rrugëtimin sportiv evropian.

/lajme365/


ë