Filharmonia e Kosovës mban koncert në Francë

Me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë, nën organizimin e Ambasadës së Kosovës në Francë, do të mbahet një koncert i Filharmonisë së Kosovës.

Njoftimi është bërë i ditur nga ana e Ambasadorit të Repulikës së Kosovës në Francë Qëndrim Gashi i cili gjithashtu është shprehur të jetë shumë i lumtur për këtë prani të parë të Filharmonisë së Kosovës në Paris dhe për mesazhin simbolik të këtij aktiviteti.