Filharmonia e Kosovës mban koncert në Paris

Filharmonia e Kosovës në Koncertin për Paqe në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris.

Një performancë e jashtëzakonshme, nën dirigjimin e Baki Jasharit, që zgjoi emocione tek të gjithë të pranishmit me rastin e shënimit të 20 vjetorit të mbarimit të luftës në Kosovë. Një ngjarje për t’i bërë homazh të gjitha viktimave të luftës dhe për ta falënderuar Francën dhe të gjithë ata që na përkrahën në ato momente dramatike para 20 vitesh.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka falenderuar për përkrahjen të gjitha institucionet dhe posaçërisht të gjithë anëtarëve të Filharmonisë për bashkëpunimin e suksesshëm dhe për punën e jashtëzakonshme.