Filloi asfaltimi i segmenteve të rrugëve brenda zonës urbane në Skënderaj

Komuna e Skënderajt në faqen e saj zyrtare njofton se, në vazhdim të punimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sot ka filluar asfaltimi i rrugicave brenda zonës urbane në qytet. Për të parë nga afër punimet aty ishin edhe kryetari Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit  Sanie Ahmeti dhe bashkëpunëtorë.

Kryetari Jashari, ndër të tjera ka theksuar:
“Në vazhdën e realizimit të projekteve të shumta, sot, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit, Sanie Ahmeti dhe bashkëpunëtorë pamë nga afër asfaltimin e rrugicave brenda zonës urbane në qytet. Tashmë banorët do të kenë infrastrukturë moderne!

E gëzofshin banorët e kësaj pjese!”, thuhet në këtë njoftim.