Fillojnë punimet në rrugën Skënderaj-Vushtrri dhe Kotorr-Qubrel

Këto rrugë po financohen nga Ministria e Infrastrukturës, njofton Klan Kosova.

Lekaj tha se po investohet në përmirësimin e jetës më të mirë të qytetarëve të Skenderajt dhe atyre të Kosovës në përgjithësi. Ai shtoi se pa i zhvilluar komunat dhe zonat rurale nuk zhvillohet as shteti, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, tha se këto rrugë u japin qasje shumë fshatrave dhe i lidhin ato me qytetin.

Rruga Skenderaj – Vushtrri është e gjatë afër 14.3 kilometra dhe ka kosto prej 800 mijë euro. Ndërsa rruga Kotorr – Qubrel, ka gjatësi prej 8.7 kilometra, vlera e saj është 430 mijë euro.