Fillojnë punimet për ndërtimin e kanalizimit dhe rrugës në Kalabri

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në lagjen Kalabri në Prishtinë.

Për të shikuar fillimin e punimeve në rrugën ” Sylejman Vuçitërrna”, në Lagjen ‘Kalabria,’ ka dalë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ndërtimi i këtij rrjeti, përfundimisht do të zgjedhë çështjen e ujërave të zeza, që ka qenë shqetësuese për banorët e kësaj pjese të Prishtinës.

Ndryshe ka dy vite që një ndërtues në këtë rrugë ka shkaktuar dëme të mëdha këtyre banorëve, duke bërë që gypi i kanalizmit në bie nën nivel dhe banorët qenë të detyruar që për bllokim të kanalizimi të lajmërojnë kompaninë e ujësjelsit rajonal , “Prishtina”, e cila ishte çdo herë iu përgjigj pozituvisht banorëve. / RTK