Fillon asfaltimi i disa rrugëve në Rakovinë të Gjakovës

Banorët e Rakovinës, të mërkurën kanë mirëpritur kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe kompaninë e cila do të punojë në asfaltimin e disa rrugëve të fshatit.

Aty sot filluan së asfaltuari gjithsejtë 1149m rrugë të ndara në pesë segmente e të cilat buxhetit komunal i kanë kushtuar në vlerë 87,777.00€.Kryetari Gjini tha që po punohet njëkohësisht në shumë projekte infrastrukturore në tërë territorin e komunës së Gjakovës dhe se kjo po arrihet edhe falë mbështetjes së madhe të ministrive të linjës për realizimin e tyre.

Punimet për asfaltimin e këtyre rrugëve pritet të përfundojnë deri në fund të vjeshtes, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjakovës.