Fillon furnizimi i shkollave me lëndë djegëse në Komunën e Dragashit

Komuna e Dragashit në faqen e saj zyrtare në facebook, ka  njoftuar se pas përmbylljes së procedurës së ofertës publike për lëndët djegëse për vitin shkollor 2019 /2020, ka nisur furnizimi i shkollave me lëndë djegëse/ dru dhe pelet.

Ky proces planifikohet të përmbyllet shpejt dhe në përputhje me kushtet e kontratës, thuhet në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Komunës së Dragashit