Fillon mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e kryesisë se Kuvendit për caktimin e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Takimi po mbahet me shefat e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në sallë shihen nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza dhe Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Poashtu edhe nënkryetari Kujtim Shala nga radhët e LDK-së dhe Shefi i GP të kësaj partie Arben Gashi.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës u mblodh në orën 15:00, ku pritet caktimi i seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Kjo është konfirmuar nga Kuvendi përmes një komunikate për media.

“Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës  së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.