Fillon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo mbledhje vjen pas përfundimit të takimeve të grupeve punuese mes LDK-së dhe LVV-së për harmonizim të programeve për Qeverisje.

Klan Kosova mëson se gjatë këtij takimi pritet të diskutohet për ecurinë e bisedimeve midis dy partive fituese për formimin e një koalicioni qeverisës.

Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të mbajë një konferencë për media.