Fillon procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Suharekë

Komuna e Suharekës, përmes një njoftimi të publikuar nga Zyra për Informim, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se ka filluar procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Suharekës.

“Ju njoftojmë se në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje. Andaj përmes kësaj shkrese ftohen të gjithë banorët e Komunës që të fillojnë procedurat e aplikimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.

Për t[ siguruar më shumë të dhëna mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, qytetarët janë udhëzuar që të vizitojnë Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës.