Filluan punimet për asfaltimin e rrugëve në Grabanicë të Klinës

Në kuadër të projekteve të Komunës së Klinës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, kanë filluar sot punimet për asfaltimin e rrugëve lokale në Grabanicë, me gjatësi prej 2.5 kilometra, njofton Zyra për Informim e kësaj Komune.

Në fillimin e punimeve kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, i cili theksoi se si qeverisje komunale janë të interesuar që të gjitha fshatrat dhe vendbanimet të kompletohen me infrastrukturë rrugore, me qëllim që qytetarëve të iu lehtësohet qarkullimi dhe të iu krijohen kushtet e përshtatshme për jetesë.

Ky projekt ka një kosto prej 84 594 euro, një afat kohor për përfundimin e punimeve prej 30 ditë punë.

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and outdoor