Finale londineze, Chelsea fiton me penallti

Chelsea ka arritur të marr biletën për finale të Europa Ligës, duke e eliminuar Eintrachtin e Frankfurtit pas penalltive të ekzekutuara në Stamford Bridge sonte, pasi që përgjatë 90 minutave dhe vazhdimeve, rezultati nuk ndërroi.

Ka qenë Eden Hazard që shënoi penalltinë vendimtare për Chelsean, ndërsa portieri Kepa Arrizabalaga ktheu avantazhin te Chelsea në penallti, duke mbrojtur dy goditje të frankfurtasve për triumf 4-3.

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 1-1, rezultat ky i njëjtë sikurse në Frankfurt, që dërgoi ndeshjen në vazhdime e pastaj edhe në penallti.

Në finale, që do të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit, Chelsea do të ndeshet me rivalin e qytetit – Arsenal, që eliminoi Valencian në gjysmëfinalen tjetër sonte. (nga: TopSporti.com)