Finalja Tottenham-Liverpool

Të shtunën më 1 qershor 2019 me fillim prej orës 21:00 në Madrid do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Tottenham Hotspur do të merr rolin e vendasit në finale, ndërsa Liverpool të mysafirit, ka vendosur UEFA.

Stadiumi nikoqir në kryeqytetin spanjoll për këtë ndeshje është ëanda Metropolitano, që është shtëpi e Atletico Madridit.

Ky stadium zyrtarisht u hap për publik në shtator të vitit 2017, duke e zëvendësuar legjendarin e rojiblancove, Vicente Calderon.

Herën e fundit një finale e madhe në Madrid është zhvilluar në vitin 2010, në Santiago Bernabeu.

Ekipet do të marrin nga 17 mijë bileta për tifozët e tyre, ndërsa të tjera do të jenë në shitje globale.

Referi i ndeshjes finale ende s’është përcaktuar. Ndërsa Imagine Dragons do të performojnë në hapje të ceremonisë para finales, sikurse Dua Lipa që kishte performuar në finalen e vitit të kaluar.

Për Tottenhamin kjo është hera e parë që ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve në histori të klubit, në garën që luhet prej sezonit 1955/56.

Ndërsa Liverpool është i njohur në këtë garë, duke qenë ekipi më i trofeshëm anglez këtu. Liverpool ka 5 trofe të Ligës së Kampionëve të fituara (1978, 1979, 1981, 1984, dhe 2005). Sa i përket finaleve, Liverpool ka arritur në 8 finale, 5 prej të cilave i ka fituar, ndërsa 3 janë të humbura (1985, 2007 dhe 2018). Nga TopSporti.com