Fitorja bindëse e Vuçiç dhe ndikimi tek dialogu me Kosovën, Maja Bjelos: Për ne nuk ishte surprizë

Partia Progresiste Serbe e Aleksandar Vuçiç u shpall fituese e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara të dielën. Për Maja Bjelos, drejtore e Qendrës për Politikat e Sigurisë ne Beograd, fitorja e tij nuk ishte surprizë, por e pritshme.

Sipas saj, rezultati i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është një parlament pa opozitë, që nënkupton një forcim i mëtejshme i pushtetit të Vuçiç. Sipas saj, takimi në Uashington për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të sjellë asgjë nëse nuk përfshihet BE dhe interesat e qytetarëve të të dyja vendeve.

Intervista e plotë për Euronews Albania e drejtueses së Qendrës për Politikat e Sigurisë ne Beograd, Maja Bjelos:

Pyetje: Zgjedhjet e së dielës u fituan nga partia e presidenti Aleksandar Vuçiç, çfarë do të thotë kjo për vendin dhe përse qytetarë serbë votuan sërish partinë e tij?

Drejtorja e Qendrës për Politikat e Sigurisë në Beograd, Maja Bjelos: Zgjedhjet e djeshme elektorale u fituan nga Aleksandar Vuçiç dhe për ne kjo nuk ishte surprizë. Nuk na erdhi si e tillë. Një pjesë e madhe e elektoratit e dini që përpara mbajtjes së zgjedhjeve se ato do të fitoheshin nga Vuçiç dhe partia që ai drejton. Sepse në fakt shumica e popullsisë ose mbështet politikat e tij ose sepse partitë kryesore opozitare zgjodhën të bojkotojnë zgjedhjet.

Ata zgjodhën të mos marrin pjesë në këtë proces, sepse sipas shumicës së opozitës në fakt nuk kishte zgjedhje. Prandaj nuk ishte surprizë për askënd kur partia e Vuçiç fitoi zgjedhjet. Ajo që doli në përfundim të këtyre zgjedhjeve në fakt është një parlament pa një opozitë të vërtetë. Ky është rezultati i vërtetë i zgjedhjeve të mbajtura të dielën. Realiteti postzgjedhor do të jetë i tillë, që nuk do të ketë një opozitë të vërtetë në parlament kundër sundimit të Vuçiç.

Ajo çfarë kemi parë gjatë sundimit tetëvjeçar të partisë SNS kemi parë orientimin perëndimor të qeverisë. Gjatë qeverisjes së saj, SNS-ja dhe qeveria kanë arritur që ta ofrojnë vendin më afër Bashkimit Europian, duke hapur kapituj të ndryshëm euorpian dhe në disa momente të caktuar duke promovuar politika europiane. Por në praktikë, zakonisht mund të kuptosh se Vuçiç dhe SNS kanë ndryshuar kah herë pas here fillimisht në drejtim të Rusisë dhe pastaj sidomos gjatë krizës së shkaktuar nga Covid-19 u bë qartë se aleatët politikë synojnë të gjenden në drejtim të Kinës.

Tani jemi të gjithë dëshmitarë të një qasjeje pro-kineze në diskutimet e përditshme në media. Ajo që po shikojmë në më shumë është një qëndrim pro kinez më shumë sesa pro rus apo pro BE. Ajo që mund të presim të ndodhë në vazhdim është një rritje bashkëpunimi e SNS-së me Kinën. Rusia do të luajë një rol kyç në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Por, për momentin është akoma e paqartë se në çfarë niveli do të arrihet bashkëpunimi me Bashkimin Europian. Nuk është aspak optimiste për shumë qytetarë mënyra sesi do të vazhdojë bashkëpunimi me BE, në këto kohë.

Pyetje: Ndërkohë një tjetër sfidë për Serbinë është dialogu me Kosovën, çfarë mendoni se do të sjellë takimi i 27 qershorit në Uashington, një marrëveshje me Kosovës a do të ishte një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Serbinë?

Drejtorja e Qendrës për Politikat e Sigurisë në Beograd, Maja Bjelos: Gjatë vitit të kaluar dhe këtij vitit në e kemi vënë re se SHBA po udhëheqin bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi. Dhe Thaçi dhe Vuçiç duket se janë dakord me rolin udhëheqës të SHBA-ve, në vend të BE, që ishte i supozuar që në fillim të ishte ndërmjetës në dialogun Prishtinë-Beograd, duke u përpjekur të gjenin një zgjidhje për ketë situatë dhe problem tejet të madh tonin me shqiptarët.

Por, në fakt shumë qytetarë serbë e shohin këtë me një sy tejet kritikë. Sikur SHBA synojnë arritjen e kësaj marrëveshje në mënyrë të sforcuar, e cila nuk do të jetë e vlefshme në aspektin afatgjatë. Diçka që nuk do të jetë pozitive për asnjërin nga vendet, si për shembull shkëmbimi territorial, i cili në fakt do të shkaktojë më shumë probleme sesa zgjidhje.

Nuk mendoj se askush mund të arrijë një marrëveshje të tillë, pa përfshirë fillimisht europianët dhe injoruar ata, dhe përjashtuar qytetarët nga një marrëveshje e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën e tyre. Unë nuk shumë pritshmëri nga ky takimi që do të mbahet në Uashington, sepse këto bisedime duhen zhvilluar mes dy palëve Kosovës dhe Serbisë. Por, para se të shkojë në Uashington, Vuçiç ka planifikuar një vizitë në Moskë, me 21. Unë mendoj se aty do ta diskutojë fillimisht çështjen e Kosovës me Putin dhe këto bisedime do të ndikojnë në takimin në Uashington po ashtu.

Në mënyrë që një marrëveshje të implementohet do shumë kohë dhe duhet të përfshijë atë momentin që qytetarët dhe shoqëritë tona duhet ta pranojnë këtë marrëveshje. Ajo çfarë ndryshon tani nga më parë, është ajo çfarë thashë në fillim të kësaj bisede , që Vuçiç nuk do të ketë opozitë në parlament. Çfarëdo marrëveshje të arrijë Vuçiç, ai do ta ketë më të lehtë ratifikimin e saj më përbërjen e re të parlamentit./en/