Fituesi i trefisht i zgjedhjeve komunale në Pejë:”Qytetarët e vlerësuan punën tonë”

Gazmend Muhaxheri, fitues i trefisht i zgjedhjeve lokale në Komunën e Pejës, pas shpalljes së rezultateve nga ku është kumtuar fitorja e tij, kur është pyetur se çka do të thotë përt të kjo fitore, ai është përgjigjur:

“Një angazhim më tepër. Një besim i madh i qytetarëve që duhet me kthy me punë.”- ka thënë Muhaxheri, duke shtuar se e kanë pritur këtë rezultat pasi që sipas tij, qytetarët e kanë vlerësuar punën e bërë deri më tani.

Ndërsa, duke folur për kundërkandidatët e tij, ai i ka falënderuar ata për garë të qetë, duke thënë se do të shihen në beteja të tjera.

Ndryshe, Gazmend Muhaxheri, si kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, ka arritur të fitojë tre mandate rradhazi, fillimisht duke mundur kandidatin Ali Berishën e AAK-së më 2013 pas balotazhit, më pas duke lënë bindshëm të dytin Fatmir Gashin nga e njejta parti, por pa balotazh sikurse edhe kësaj rradhe arriti të del për gati 40 për qind përpara Gazmend Agushollit, kandidatit të Vetëvendosjes.