Flaka Loxha e artë në Sarajevë

(TopSporti.com) – Xhudistja e re kosovare, Flaka Loxha, ka arritur të merr medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniorë që u mbajt në Sarajevë të Bosnjes e Hercegovinës.

Në finale, Loxha mposhti xhudisten holandeze Shannon Van de Meeberg, derisa para saj kishte kaluar rivalet Naomi Rottier (HOL), Brigita Varga (HUN) dhe Marica Perisic (SRB).

Loxha 20 vjeçe ka triumfuar në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke marrë kështu medaljen e dytë të artë pas triumfit të shënuar në Athinë më parë.