Flamuri i UÇK-së vendoset në Hagë

Flamuri UÇK-së është vendosur në Hagë nga diaspora shqiptare në ditën kur intervistohet presidenti, Hashim Thaçi.

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendsour para objektit në Hagë ku do të intervistohet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. P

Presidentit, Thaçi i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Valon Avdija nga Istogu që jeton e vepron në Belgjikë ka thënë për indeksonline se ai lokacion në Hagë, ka patur nevojë për këtë ndryshim të vogël.

Vendosja e flamurit të UÇK-së është bërë pikërisht në ditën kur presidenti, Hashim Thaçi do të intervistohet nga Gjykata Speciale. /Insajderi/

Para objektit në Hagë ku do të intervistohet Thaçi vendoset flamuri UÇK-së

Tags: