Flasin armët në krizën në mes Indisë e Pakistanit

Tensionet ekzistuese në mes Indisë e Pakistanit mbi rajonin e kontestuar të Kashmirit, sot janë përshkallëzuar duke u shëndërruar në incident të armatosut në mes ushtrive të dy shteteve.

Nga shkëmbimi i zjarrit në mes ushtrive të dy shteteve, kanë mbetur të vravë 5 ushtarë indianë, 3 ushtarë pakistanezë si dhe 2 civilë.

Incidenti i armatosur ka ndodhur në qytetin Lepa në zonën e Kashmirit.