Flasin nga Qeveria, Maxhuni nuk dha arsye për dorëheqjen nga AKI-ja

Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të AKI-së.

Këtë e bëri të ditur vetëm pak çaste më parë,  kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

Përveç që e pranoi dorëheqjen e tij, Haradinaj edhe e dekoroi Shpend Maxhunin me medaljen e Skënderbeut për kontributin dhe besnikërinë e tij ndaj atdheut.

Mirëpo cilat janë arsyet e dorëheqjes së tij.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësen e Qeverisë, Donjeta Gashi, e cila ka sqaruar se Maxhuni nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për vendimin e tij.

Ajo thotë se Qeveria e ka marrë vetëm vendimin nga tanimë ish-kreu i AKI-së, dhe se detaje tjera nuk ka.

“Vetëm ajo që është publikuar, nuk është dhënë ndonjë arsyetim”, ka thënë Gashi.

Maxhuni në të kaluarën kishte qenë edhe drejtor i Policisë së Kosovës, para se të kyçej si kreu i intelegjencës kosovare.