Flet anëtari i Nismës që përmendi vrasjen e Kurtit, kërkon falje publike

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate që para disa minutash publikoi një shkrim skandaloz për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin ka kërkuar falje publike.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruante se lideri i VV-së, Albin Kurti i ka dy zgjidhje, “ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.

E për këtë ai ka thënë se ishte gabim teknik, duke shtuar se mediat e kanë marrë postimin e tij pa leje.

Për këtë, ai ka kërkuar falje publike.

Postimi i tij:

Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim!

Kerkoj falje publike.

Dhe nuk ka qendrim te subjktit qe i takoj. /Lajmi.net