Flet deputeti i LDK-së- tregon pse votoi kundër mocionit

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas vendimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut, nga detyra e ministrit të brendshëm, ka rrëzuar qeverinë në kordinim me partitë opozitare.

Rrëzimi e qeverisë e mbështetën edhe partitë opozitare, mirëpo deputetët e vetë partisë që e inicuan nuk e votuan.

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala, kanë votuar kundër rrëzimit  të qeverisë Kurti.

Ardian Shala në një intervistë për InDoks ka deklaruar  rreth arsyejeve se pse doli kundër partisë së tij, LDK-së.

“Vota ime ishte kundër, e para që duhet të sqaroj ishte kundër sepse jo që isha kundër LDK-së, po kjo gjendjen pandemie që po e kalojmë të shtyhet një mocion i tillë, most të vije, deri tek ajo në këto momente ku më së shumti na duhet qeveria”./insajderi