Flet pronari i kompanisë, autobusi i së ciles u sulmua afër Beogradit

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, një autobus i kompanisë “R-Gashi” është sulmuar në Serbi, përderisa ka qenë duke udhëtuar për në Slloveni.Ndaj sulmit, sot kanë reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, të cilët kanë thënë se autobusi është sulmuar me shishe të xhamit nga ura përderisa autobusi ishte në lëvizje.“Pas sulmit, autobusi është ndjekur nga disa vetura pa targa, me ç’rast janë tmerruar udhëtarët. Ideja ka qenë me nxjerrë autobusin nga rruga, pasi që ka qenë në shpejtës”, ka deklaruar MPJ.

Në anën tjetër, Ballkani.info ka kontaktuar me pronarin e kompanisë “R-Gashi”, Ilir Gashin, i cili ka demantuar këto deklarata, duke thënë se sulmi është egzagjeruar në media.“Autobusi nuk është sulmuar vetëm pse ka pasur udhëtarë shqiptarë. Përderisa kemi qenë në lëvizje, nga ura lart është hedhur një guri i cili ka goditur autobusin, por asnjë udhëtar nuk është lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe policia, më pas kemi vazhduar udhëtimin”, ka deklaruar Gashi.Në fund, ai ka thënë se sulmi ka ndodhur në dalje të Beogradit, por ka mohuar që në drejtim të tij janë hedhur shishe xhami ose gjësende të tjera.