Flet vëllau i polices nga Peja:Janë mbledhur 130 mijë euro, kërkohet edhe pak mobilizim

Qytetarja nga Peja, njëherit pjestarja e Policisë së Kosovës, Visare Hyseni e cila është duke u trajtuar në Turqi, ka nevojë për një shumë mjetesh prej 155 mijë eurove, ndërsa një shumë e konsiderueshme e tyre janë mbledhur, mirëpo nevojiten ende edhe një shumë, për trajtimin e shërimit të saj nga Leukemia akute.

Faqeja Peja në Fokus ka kontaktuar me vëllaun e Visares, Burim Hysenin, i cili ka konfirmuar se deri më tani, duke i’u falënderuar kontributit qytetarë, janë mbledhur afër 130 mijë euro, ndërsa nevojitet edhe afër 25 mijë euro të tjera.

Këto para janë tubuar në forma të ndryshme, si në pikën e cila deri para dy ditësh ka qëndruar në qendër të qytetit, me anë të xhamive të qytetit, pikat që janë formuar nëpër marketet e ndryshme, si dhe duke kontribuar në konto bankare të themeluar për këtë sktuatë.

Me këtë rast, Hyseni i ka falënderuar të gjithë për kontributin e tyre, ndërsa është shprehur i bindur se me mbështetjen ne Zotin e më pas edhe me kontributin e bashkëqytetarëve të tjerë, do të mund të mblidhen edhe shuma e mbetur e mjeteve që nevojiten për motrën e tij Visaren, e cila po vuan nga Leukemia akute.

Ndryshe, Visare Hysenin mund ta ndihmoni duke dërguar sms në Vala 900 në numrin 55244 me tekst Visare, sms kushton 1 euro.

Gjithashtu, edhe në llogarinë bankare, emri: Sabrije Hyseni, IBAN dhe konto  XK05150640001180073  SWIFT code: RBKOXKPR ( Raiffeisen BANK).