Forcat opozitare siriane sulmojnë bazën ruse

Grupet ushtarake opozitare në Siri, përmes rrjeteve sociale kanë publikuar pamje të sulmeve me raketa ndaj bazës ushtarake ruse në Siri.

Mësohet se sulmet kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në bazën ajrore Kheimimim me ç’rast është aktivizuar sistemi antiraketor rus por duke mos arritur të asgjësojnë shumicën e raketave.