Forcat siriane sulmojnë ato turke

Në llogari të ndryshme në rrjete sociale gjatë orëve të fundit është raportuar se forcat ushtarake të lidhura me regjimin Asad kanë sulmuar konvojin logjistik të Ushtrisë Turke.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur brenda territorit të Sirisë në afërsi të Hirbet El Couz. Nuk raportohet për viktima të mundshme.