Formacionet e mundëshme Chelsea – Manchester City

Chelsea dhe Manchester City do të përballen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat angleze kanë zhvilluar një edicion fantastik në garën më të madhe evropiane për klube.

Kësisoj ata do të ndeshen në finalen e madhe të Portos ku do të diskutohet për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Për Chelsean në rast të triumfit do të ishte titulli i dytë në Ligën e Kampionëve, derisa City kërkon triumfin e parë në këtë garë.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel do t’i qëndrojë besnik formacionet 3-4-2-1, derisa Pep Guardiola atij 4-3-3.

Asnjëra skuadër nuk ka mungesa të rëndësishme dhe kjo bën që të presim një finale spektakolare.

Tuchel do ta ketë portierin Mendy në dispozicion, derisa mbrojtja do të përbëhet nga treshja Azpilicueta, Thiago Silva dhe Antonio Rudiger.

Në krahët e mesfushës do të jenë Ben Chilwell e Recee James, derisa në qendër Jorginho me N’Golo Kanten.

Treshja ofensive e londinezëve do të jetë Mason Mout, Hakim Ziyech e Timo Werner.

Tek City në portë do të jetë braziliani Ederson, derisa mbrojtja me KYle Walker, John Stones, Dias e Joao Cancelo.

Mesfusha nuk pritet të ketë ndryshime me treshen Rodri, Gundogan e De Bruyne, derisa faza e sulmit do të përbëhet me Ryad Mahrez, Bernardo Silva e Phil Foden. /Telegrafi/