Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë

Me fillim nga ora 20:45, përfaqësuesha e Kosovës në futboll, zhvillom ndeshjen e fundit për këtë muaj në kuadër të Ligës së Kombëve në Futboll, përball Greqisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin ‘Panthessaliko’.

Trajneri Alain Giresse, do të përballet me shumë mungesa në këtë përballje, e cila është vendimtare për Kosovën.

Futbollisti më në formë gjatë këtyre muajve, Edon Zhegrova është njëri prej mungesave më të rëndësishme, pasi pësoi një lendim gjatë stervitje para ndeshjes me Republiken e Irlandes, i cili nuk do të jetë i gatshëm të luaj as sonte ndaj Greqisë.

Shkaku i lëndimit, në këtë përballje nuk do të jetë i gatshëm edhe Benjamin Kololli, ndërsa Lirim Kastratin, Ibrahim Dresevicin dhe Betim Fazlijin nuk do të jenë në fushë shkaku i kartonëve.

Nga futbollistët që janë pjesë e grupit dhe informatave që vijnë nga kami i Kosovës, ky pritet të jetë formacioni i mundshëm në ndeshjen ndaj Greqisë.

Arianet Muric pritet të rikthehet në port pasi mungoi ndaj Irlandes shkaku i kartonëve.

Mbrojtja pritet të përbëhet nga Amir Rrahmani e Mirlind Kryeziu në qëndër, Donat Rrudhani i cili pati një paraqitje fantastike në ndeshjen e kaluar, pritet të jetë përsëri në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Fidan Aliti në krahun e majtë.

Mesfusha pritet të përbëhet nga Valon Berisha, Florent Muslija dhe Florjan Loshaj.

Milot Rashica e Zymer Bytyqi pritet të startojnë si sulmues të krahëve dhe do ta ndihmojnë Vedat Muriqin si qëndër sulmues.

Formacioni i mundshë i Kosovës:

PORTIER: Arianet Muric

MBROJTJA: Rrudhani, Rrahmani, Kryeziu, Aliti

MESFUSHA: Berisha, Loshaj, Muslija

SULMUES: Rashica, Bytyqi, Muriqi

Kosova nga tre takime sa ka zhvilluar deri më tani në edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, ka arritur dy fitore, ndaj Qipros me rezultat 2-0, dhe ndaj Republikës së Irlandes me rezultat 3-2, dhe ka pësuar humbje 1-0 nga Greqia.

Aktualisht Kosova renditet e dyta, me 6 pikë të grumbulluara, në grupin e 2-të, të Ligës C, ndërsa Greqia renditet e parae 9 pikë, pasi ka arritur tre fitore në po aq ndeshje të zhvilluara.